Eliza Hoxha me libër për Kosovën e vjetër

0
49

Artistja Eliza Hoxha ka sjellur librin që pasqyron Kosovën e viteve të 90-a. Libër ky i titulluar ”Qyteti është kudo”, i cili i referohet historisë së Prishtinës në atë kohë.

Ajo ka thënë se duke pasur parasysh që Kosova në vazhdimësi ka prodhuar lajme për sukseset e artistëve, kjo ka ndidhmuar edhe në forcimin e subjektivitetit të shtetit, e po ashtu krijimit të një imazhi të mirë.

” Libri është platformë që sjell ide dhe përjetime të ndryshme, qoftë personale që mund të shërbejnë si bazament për ata që duan të hulumtojnë më tutje për vitet e 90-ta”, ka thënë Hoxha.