Elena Kocaqi: Kosova duhet ta ketë emrin Dardani! Evropa është askushi përballë Dardanisë!

0
192

Historiane, juriste dhe ligjëruese për qeverisje, vjen nga Shqipëria, por këmbëngul që Kosova duhet të ketë emrin Dardani.

Për këtë ajo ka një shpjegim, pastaj thotë se kombi grek nuk ekziston. Kur flet për gjuhën shqipe thotë se është gjithçka që shqiptarët duhet ta ruajnë. Për politikanët deklaron se egoizmi i tyre ka dëmtuar kombin.

Në emisionin OXYGEN ajo ka folur për historinë e shqiptarëve dhe për atë që e pret në të ardhmen popullin tonë.

Shqiptarët thotë se kanë qenë populli më i madh edhe në numër edhe nga shtrirja në Ballkan dhe në Evropë, por që ngjarjet ndërkombëtare që ndodhën në dy shekujt e fundit, ndikuan që elementi shqiptar u rrudhë politikisht dhe trojet shqiptare u coptuan, e me miliona shqiptarë u asimiluan.

“Jemi populli më i vjetër në Evropë, kulturën që kemi secili popull do të na e kishte zili. Kjo është aset, me ecë përpara, kur e di kush je, por ne nuk e kemi ditur dhe nuk e dijmë të vërtetën e historisë sonë. Është intelegjencë të përshtatesh kudo që shkon dhe ne si shqiptarë e kemi, por nuk është intelegjencë në këtë nivel që ka arritur”, thotë ajo, raporton oxygenpress.info

 “Kur shqiptari tjetërsohet, kjo është e papranushme, sepse kemi këtë të shkuar dhe jetojmë në kërthizën e botës, në qytetërimin evropian”, thotë ajo.

Thotë se historianët gjithandej botës e dijnë dhe pranojnë që shiptarët ishin të parët në Ballkan, ndërkohë që sipas saj, historianët shqiptarë nuk bëjnë njëlloj.

Ajo thotë se politika evropiane nuk lejoi me qenë në një shtet-komb, për shkak të intereseve të fuqive të mëdha.

“Këtu ku jemi ne kishte përplajse qytetërimesh, të feve, midis Lindjes dhe Perëndimit dhe jemi midis faktorit sllav, ortokos, katolik, mysliman dhe krejt këto përktheheshin në problematika në Shqipëri”, thotë ai.

Kocaqi thotë se në regjistret osmane të shekullit XIV – XV – XVI për Ballkanin, i vetmi element i dallueshëm etnik është elementi shqiptar.

“Emrat i kemi ruajtur, gjeni është pothuajse 80% i njëjti. Në burimet bizantine dhe në burimet osmane, shqiptarët quhen Ilir dhe me emra e fiseve ilire që ka një vazhdimësi edhe nga ana historike. Nuk ka asnjë hapësirë për të vënë në diskutim vazhdimësinë dhe ekzistencën e shqiptarëve”, thotë Kocaqi.

Fatkeqësisht, sipas saj, janë treguar egoist nëpër kohë dhe kjo ka pasur pasoja.

Kocaqi kur flet për gjuhën shqipe dhe merr edhe shembuj, thotë se gjuha jonë ka fuqi të jashtëzakonshme dhe ajo duhet mbajtur, madje e quan obligim kombëtar.

“Shqiptarët sunduan në Ballkan dhe në botë, shekulli XIX dhe XX, kanë sunduar perandorinë Bizantine, Romane, Perandorinë Osmane kush e bëri? shqiptarët e kanë bërë, pse e bënë osmanët që erdhën me disa qadra nga Mongolia? Jo ore, e bënë shqiptarët. Gjithë pushtimet i kanë bërë shqiptarët por i bënë për llogari të të tjerëve jo për llogari të vet”, thotë Kocaqi.  

Ndër të tjera thotë se antikiteti i është lënë në dorë gjithkujt e ndër shqiptarë nuk ka pellazgologë e as ilirologë.

Vlerëson se dy gjëra janë për të mbajtur një popull: mirëqenia ekonomike dhe identiteti.

Kur flet për politikanët thotë se sikur të kishin një mendje politike do të ishim populli më i pasur në Evropë dhe më tej.

“Por çfarë kemi? Kemi një politikë amatoreske, pa shkollë, pa kulturë, pa dije, shpesh ecet me egotë personale: unë të bëhem ministër; unë kryeminsitër. Por, nuk shikojnë se çfarë përgjegjësie kombëtare kanë përballë popullit. Ne kemi një mendjemadhësi politike egosite të tmerrshme, si në Shqipëri si në Kosovë, që vjen nga injoranca politike, e cila nuk di të thërras mendjet me të zgjuara që ka në mënyrë që t’i vërë në funksion ato pasuri që ka dhe të mbëjnë popullin këtu, por merren me arritjet personale”, thotë Elena Kocaqi.

Sipas saj, nuk duhet që në poliitkë të dërgohen njerëz pa përvojë.

Kur flet për emrin e Kosovës, thotë se ai duhet ndryshohet të bëhet Dardani, por jo vetëm ai por krejt emrat sllav që kanë mbetur gjithandej Kosovës dhe Shqipërisë.

“Kosova duhet ta ketë emrin Dardani! Evropa është askushi përballë Dardanisë!”, thotë ajo./Oxygenpress.info