Elemino dhunën seksuale në konflikt

0
464

Me një instalacion në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës shënon sot 19 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare për eleminimin e dhunës seksuale në konflikt.

Aktiviteti ka për qëllim rritjen e vetëdijës së popullatës për gjendjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, por veçanarisht luftimin e stigmës dhe mobilizimin e qytetarëve dhe institucioneve për më shumë mbështetje për të mbijetuarit!

Më 19 qershor 2015, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 19 qershorin Ditë Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për t’i dhënë fund dhunë seksuale që lidhen me konfliktin, për të nderuar viktimat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale në të gjithë botën si dhe për të zhvilluar programe për avansimin e gjendjes së të mbijetuarve.

Shënim: Për shkak të rrethanave të krijuara me pandeminë COVID 19, dhe për të respektuar masat parandaluese, QKRMT nuk ka ftuar qytetarë që të marin pjesë në këtë aktivitet dhe është kujdesur për parandalimin e grumbullimit të tyre!