«Elefantët në kopsht» – Mbrëmje letrare me Meral Kureyshi

0
83

E Mërkurë, 16/10/2019, ora 19:00, në hapësirën e Qendrës Multimedia, Dardani, Prishtinë.

Hyrja e lirë!

Meral Kureyshi (lindur në vitin 1983 në Prizren) jeton që prej vitit 1992 në Zvicër. Karrierën e saj letrare e nisi në vitin 2015 me romanin e parë të pritur mjaft mirë „Elefantët në kopsht“ (Shtëpia botuese Limmat, Zyrih). Ky libër u nominua sakaq për çmimin e librit zviceran (Schweizer Buchpreis) dhe është vlerësuar shumëfish me çmime sikundër edhe përkthyer në disa gjuhë. Përkthimi në gjuhën shqipe nga Enver Robelli është mbështetur financiarisht nga rrjeti letrar Traduki dhe do të publikohet pas disa javësh (Elefantët në kopsht, Qendra, 2019).

Trajtimi i temës së migracionit nga Meral Kureyshi si përjetim në vetë të parë përqendrohet më së shumti tek humbjet: braktisja e vendlindjes, verbimi i nënës dhe humbja e të atit. Prozatorja e re zhytet në pasiguri. Për një vit të tërë ajo jeton e përhumbur, frekuenton leksione në universitet të zgjedhura pa plan, viziton në mënyrë të papritur vende të jetës së saj të deriatëhershme, udhëton drejt Prizrenit. Kujtimet e një fëmijërie idilike në atë qytet me tipare osmane depërtojnë fuqishëm në aktualitetin e saj zviceran. Por ajo nuk e gjen dot sërish botën e fëmijërisë së saj në Prizren, edhe ajo vetë ka ndryshuar. «Elefantë në kopsht» është një roman i mrekullueshëm mbi një jetë të shenjuar nga migracioni, mbi origjinën dhe të huajtjen, humbjen dhe këmbënguljen, por edhe mbi shpëtimin dhe një fillim të ri – përmes narracionit.

Me ftesë të Fondacionit Kulturor Zviceran Pro Helvetia dhe të Traduki-t Meral Kureyshi do të prezantojë romanin e saj në një rrugëtim letrar në Tiranë, Prishtinë dhe Prizren. Mbrëmja e leximit në Prishtinë do të moderohet nga Ardiana Shala Prishtina. I pranishëm do të jetë edhe përkthyesi Enver Robelli. Aktiviteti do të mbështetet nga Fondacioni Kulturor Zviceran Pro Helvetia, Traduki, Ambasada Zvicerane dhe Ambasada Gjermane.

Mbrëmja e leximit dhe diskutimi do të zhvillohen në gjermanisht dhe shqip – me përkthim simultan.

Me: Meral Kureyshi, Enver Robelli. Moderatore: Ardiana Shala Prishtina.

Kjo ngjarje organizohet nga Qendra Multimedia dhe Traduki

FOTO NGA: MATTHIAS GUNTER