Ekspozitë me imazhe të qytetit të Mitrovicës gjatë Luftës së I Botërore

Muzeu i Mitrovicës në bashkëpunim me Galerinë “The Kosovo Art Exchange” do hapin ekspozitën me fotografi “Imazhe të qytetit të Mitrovicës gjatë Luftës së Parë Botërore (1916-1918)”.

Hapja do të bëhet më 21 shtator në Galerinë e KAE.

Qëllimi i kësaj ekspozite është prezantimi i imazheve që pasqyrojnë gjendjen social ekonomike dhe kulturore të qytetit me rrethinë gjate viteve të lartcekura.

Ekspozita paraqet imazhe të qytetit të Mitrovicës, si lagje, rrugë, shkolla dhe objekte të ndryshme. Fotot e prezantuara janë kryesisht fotografi të cilat janë shkrepur nga ushtarë dhe oficer austriak, si dhe janë burim nga arkivi digjital i Vjenës të dhuruara nga studiuesi Fahri Avdiu.

Kujtojmë se gjatë viteve të pushtimit austro-hungarez popullsia shqiptare e këtyre zonave gëzonte disa liri si përfshirja e shqiptare në administratën publike, hapja e shkollave shqipe si dhe përdorimi i simboleve kombëtare.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 28 shtator.

Kosovo Art Exchange Gallery është një organizatë jo-fitimprurëse e artit dhe galeri që inkurajon dhe mbështet zhvillimin e artistëve vizualë në Kosovë. Misioni i KAE është të ofrojë mundësi për artistët e rinjë në rritje, të rrisë ndërgjegjësimin e komunitetit, vlerësimin dhe mbështetjen e artistëve të Kosovës, veçanërisht në Mitrovicë.

Galeria KAE është e lokalizuar në qendër të Mitrovicës në korzë përball barnatores së shtetit, kati i dytë./oxygenpress.info