Ekspozita “Hijet e Bardha” dhe edicioni i poezisë , shumë shpejt në Prishtinë

0
103

Me 1 dhjetor do të bëhet hapja e ekspozitës dhe festa e shkrimtarëve, Hijet e Bardha, edicioni i poezisë.

Hijet e Bardha është një aktivitet artistik festë për festat e fundvitit që organizohet nga Galeria Qahili në bashkëpunim me ETEA-n, shkruan OxygenPress.

“Hijet e Bardha janë një metaforë për ta përshkruar botën e artit si diçka të dlirë, të pastër dhe madhështore. Vet hija është gjigante, është një iluzion që nuk është asjnëherë e njejtë. Edhe pse Hijet e Bardha nuk i shohim ato janë gjithkund. Mu për këtë arsyje veprat e artit, shkrimet e poezitë përmbajnë një sharm dhe e mahnisin publikun”, thuhet në njoftimin e Galeria Qahili.

Të gjithë pjesëmarrësit do të votojnë për poezinë që preferojn, ku në mbyllje të ekspozitës, do të ipet  çmimi për poezinë më të votuar e cila do të shpërblehet me një punim nga Fondi i Galerisë Qahili si dhe tre libra nga Etea.

Hijet e Bardha – Poezi, mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Birra Shok Shoqe, Pronto./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu