Ekspertët për misionin urgjent në ajsbergun më të madh në botë: “S’kemi parë kurrë diçka të tillë”

0
252

Shkencëtarët po përgatiten për një mision urgjent në ajsbergun më të madh në botë, i cili është në rrezik përplasjeje me ishullin South Georgia në Oqeanin Atlantik Jugor.

Ajsbergu A-68A, i cili është më i madh se Luksemburgu, u shkëput nga blloku i akullit Larsen C në Antarktidë në vitin 2017 dhe që prej asaj kohe po lëviz drejt ishullit.

Studiuesit në British Antarctic Survey (BAS) do të fluturojnë për në arkipelagun Falklands në 11 janar, do të karantinohet për t’u siguruar që nuk kanë koronavirus dhe më pas do të fillojnë një udhëtim tre-ditor në ajsberg me bordin e anijes kërkimore RRS James Cook.

“Edhe pse ajsbergët janë të zakonshëm, ne s’kemi parë kurrë diçka të tillë, kështu që është e para për ne,” tha Prof. Geraint Tarling, një ekspert i oqeanit në BAS. “Kjo sjell një ndryshim madhor në mjedis.”

Rryma të forta oqeanike po drejtojnë ajsbergun, i cili ka një sipërfaqe prej 4,000 km katrorë, nga uji i thellë drejt ujërave më të cekëta. Përtej prishjes së ekosistemit, nëse ajsbergu bllokohet në ishull, shumë specie të tjera nuk do të kenë më ushqim.

Kur anija kërkimore të arrijë në ajsberg, shkencëtarët do të përdorin rrjeta për të mbledhur dhe studiuar kafshët në ujë. Dy nëndetëse robotike të quajtura glider do të lëshohen për të matur temperaturën, kripësinë dhe nivelet e fitoplanktonit në ujë. Shkencëtarët do të patrullojnë rajonin për katër muaj, duke transmetuar të dhëna për të krijuar një pamje të ndikimit të ajsbergut në mjedis.

Burimi: Guardian, Anabel