Ekspertët: Kina dhe OBSH mund të kishin reaguar më shpejt përballë COVID-19

0
46

OBSH-ja dhe Pekini mund të kishin reaguar më shpejt në fillim të epidemisë së COVID-19, theksuan ekspertët e pavarur, të ngarkuar për të vlerësuar përgjigjen botërore, për të cilët përhapja e virusit ka përfituar nga një “epidemi e fshehur kryesisht”.

Në raportin e dytë, që do të publikohet të martën, gjatë një takimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ky panel ekspertësh nënvizon se duke iu referuar kronologjisë fillestare të fazës së parë të epidemisë, konstatohet se do të kishte pasur mundësi për të reaguar më shpejt në bazë të shenjave të para.

“Është e qartë për grupin e pavarur se masat shëndetësore publike mund të ishin apliliar ,ç energjikisht nga autoritetet kineze lokale dhe kombëtare në janar”, shkruajnë ata.

Ekspertët e drejtojnë gishtin tek ngadalësia e OBSH-së për të mbledhur komitetin e urgjencës në fillim të pandemisë dhe hezitimet për të shpallur gjendjen e urgjencës shëndetësore ndërkombëtare.

“Nuk është e qartë sepse OBSH nuk u takua para javës së tretë të janarit, dhe as pse nuk mund të binte dakord menjëherë për shpalljen e një emergjence të shëndetit publik me qasje ndërkombëtare”, shkruajnë ata.

Që nga fillimi i krizës shëndetësore në fund të vitit 2019, OBSH është kritikuar ashpër në përgjigjen e saj, duke vonuar veçanërisht në rekomandimin e mbajtjes së një maske.

Mbi të gjitha, ajo u akuzua nga SHBA-ja se kishte qenë jashtëzakonisht e vetëkënaqur me Kinën, ku u shfaq koronavirusi, dhe se kishte vonuar shpalljen e një gjendje të jashtëzakonshme shëndetësore globale.

Në muajin maj 2020, shtetet anëtare të OBSH-së ranë dakord në parim për një hetim të pavarur, dhe në korrik, kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, njoftoi krijimin e një grupi të pavarur, të ngarkuar me vendosjen e një zhvillimi të ndershëm të menaxhimit të krizës dhe për të nxjerrë mësime për të ardhmen./ATSH