Ekskluzive: Mc Kresha pranon që po e braktis muzikën!

0
93

Autori i shumë teksteve, artisti i njohur Mc Kresha gjatë emisionit Oxygen Show, nuk ka përjashtuar mundësinë që shumë shpejt ta lë muzikën. Ai ka thënë se muzikën dëshiron ta lë, si kampion, shkruan OxygenPress.

“Unë qaq shumë  e du muzikën, sa që mendoj me lon. Muzikën du me lon si champ. I tutna vetës që nuk mund të ofroj për titull… Pse unë du me lon muzikën është se, muzika  hip hop … nuk muj me këndu dridhe dridhe, djali im aty afër. Nëse e bëj familjen tem, unë mendoj që nuk kom me mujt me u bo prind, ashtu siç dua, për mua është shumë e rëndësishme me qenë prind qysh duhet”, tha ai.

Sipas tij, çdo gjë shkon me ciklin e vet, e për këtë ai thotë, se muzikën  pavarësisht se e don shumë, duhet ta lë në një kohë.

Tutje, ai ka shtuar se në të ardhmën synon të bëhet menaxher i futbollit. /OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu