Ekipet teknike të Ujësjellësit Prishtina në teren deri në orën 22:00

0
74

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” njofton se që nga orët e hershme të ditës së sotme, ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit vazhdojnë të jenë në terren, për të riparuar infrastrukturën e rrjetit të ujit.

Zonat në të cilat është duke u intervenuar : rruga ” Ramë Bogujevci” në Fushë Kosovë, rruga ” Ymer Berisha” në lagjen Velania , rruga ” Avdyl Rama”, rruga ” Haxhi Zeka” , rruga ” Nazmi Ismajli” dhe një rast te shkolla fillore ” Faik Konica” në Prishtinë.

Ekipet teknike janë në terren deri në orën 22:00.

Ndërsa për një javë , ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit intervenuan në shumë zona të shërbimit.
Brenda një dite 15 sosh si, zhbllokim kanalizimi , pastrim të pusetave, vendosje të kapakëve të pusetave, inspektim terreni, etj.
Kujdes me rrjetin e kanalizimit!
Të ruajmë shëndetin duke e mbrojtur ambientin!
Hudhni mbeturinat në shportë dhe assesi në rrjetat e kanalizimit!