Ekipe të shpëtimit me qen nga Zvicra në Shqipëri për ndihmë pas tërmetit

0
297

REDOG – Such – und Rettungshunde tashmë janë nisur për në Shqipëri.

Organizata jofitimiprurëse nga Zvicra, menjëherë ka krijuar ekipet e saj dhe ka nisur drejt Shqipërisë, për t’i dal në ndihmë në kërkim të njerëzve që kanë mbetur në gërmadha pas tërmetit.

Tashmë dihet për 16 viktima ndërkohë edhe shumë të tjera janë ngujuar në objektet e rrëzuara pas disa tërmeteve që ndodhën në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Shumë shtete janë duke ndihmuar Shqipërinë në këtë tragjedi natyrore, në mënyra të ndryshme.

Kosova ka hapur dyert për strehim, ka ndihmuar financiarisht, ka dërguar trupat e FSK-së, Policisë, kompanitë për ndërtimin e rrugëve e shumë ndihma të tjera po dërgohen atje.

Ndërkohë këto ekipe me qen janë ndër më të njohurit për gjetjen e njerëzve.

Ata bashkë me partnerët e tyre nga Turqia, përveç ekipeve me qen kanë dërguar edhe një doktor, raporton oxygenpress.info

Ndërsa një kompani i ka ndihmuar ata që të fluturojnë shpejt dhe të arrijnë drejt në vendet e prekura nga tërmeti./Oxygenpress.info