Ejani të gjithë nesër në sheshin “Skënderbeu”, të festojmë së bashku

0
47
Bil Clinton

Nesër më 12 qershor 2019, do të shënohet 20 vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, ku do të marrin pjesë ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, ish-sekretarja Madeleine Albright dhe shumë personalitete tjera vendore e ndërkombëtare.

Me këtë rast, nga ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu” do të mbahet  tubimi qendror i shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Kurse nga ora  14:00 do jetë “Ecja për liri”, për të vazhduar drejt sheshit “Albright”, afër American School of Kosova, për të bërë përurimin e Bustit të Sekretares Albright.

Ndërkaq në orën 15:00 , do të bëhet vizitë në Bulevardin Bill Clinton, afër shtatores së ish- Presidentit Bill Clinton.

“Për të shënuar këtë përvjetor historik të Kosovës kemi ftuar miq dhe aleat tanë me të cilët ndajmë vlerat e paqes, lirisë dhe demokracisë. Tashmë është bërë e ditur se në këtë përvjetor historik, të pranishëm do të jenë edhe ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, ish-sekretarja e SHBA-së, Madeleine Albright dhe shumë personalitete të tjera të rëndësishme, po ashtu edhe miq të tjerë të Kosovës. Për të gjithë vendet e rajonit, duke përfshirë edhe ish kryeministrin Berisha, janë në lista të ftesave dhe kjo është bërë konform protokollit të shtetit”, thotë ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga për OxygenPress.info

Ish-presidentja theksoi se shënimi i 20-vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë, është iniciativë e presidentit Hashim Thaçi dhe ish-presidentëve Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli, dhe Atifete Jahjaga, ndërsa është përkrahur nga Qeveria e Kosovës.

Ftohen qytetarët e Republikës së Kosovës që të bashkohen në shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s./OxygenPress.info