Egjipt: Zbulohen mumiet me gjuhë të artë. Historia pas tyre!

0
75

Ministria e turizmit dhe antikave thotë se në Egjipt janë zbuluar mumiet me “gjuhë të artë”, që mendohet se datojnë 2000 vjet më parë dhe ishin të njohura në epokën e lashtë Greke dhe Romake.

Një ekip arkeologësh egjiptianë-dominikanë zbuluan 16 varrime në varret e tempullit “Taposiris Magna” të Aleksandrisë, në Aleksandrinë perëndimore.

Ekspertët besojnë se gjuhët, të bëra prej letre ari, ishin vendosur brenda gojës së personit të vdekur pasi gjuha e tyre biologjike ishte hequr gjatë procesit të balsamimit. Ata thonë se kjo u bë me shpresën se personi i vdekur mund të fliste me Osiris në jetën e përtejme.

Osiris është “Zoti i Botës së Epërme” dhe gjykatësi i të vdekurve – një nga perënditë më të rëndësishme të Egjiptit të lashtë.

U gjetën gjithashtu kurora dhe monedha mermeri që datonin që prej epokës Greke dhe Romake.

Ministria e antikiteteve të Egjiptit tha se monedhat të cilat kishin të shkruar dhe emrin e mbretëreshës Kleopatra VII ishin gjetur më parë në vend.

Kleopatra VII ishte mbretëresha e fundit e dinastisë Ptolemaike greqishtfolëse. Ajo ishte pasardhëse e themeluesit të saj, Ptolemeut I Soter, një gjeneral maqedonas grek dhe shoqërues i Aleksandrit të Madh.

Burimi: The Independent, Anabel