Egjipt, zbulohen 13 mumie të paprekura

0
81

Egjipti ka ende shumë mistere për t’u zbuluar. Disa prej tyre, ishin të fshehur prej 2500 vitesh në një pus të thellë 12 metra, nga i cili krejt rastësisht dolën të paprekur 13 mumie.

Zbulimi përshkruhet nga autoritetet egjiptiane si i rëndësishëm për shkak të nivelit të ruajtjes, ku sarkofagët ende mbajnë ngjyrat dhe pikturat origjinale. Zbulimi ka ndodhur në Saqqara, një nga sitet arkeologjike më të rëndësishme të vendit, rreth 20 kilometra nga Kairo, ku ndodhet edhe piramida me shkallë, që mendohet të jetë ajo më e lashta në botë.

Një lajm i mirë për vendin afrikan, që sapo ka hapur sërish muzetë dhe sitet e saj të njohura kudo në botë, pas pauzës së detyruar nga masat kundër koronavirusit.