Edukimi i tualetit në zhvillimin e vonshëm

0
64

Nga Blerta Bujupi- psikologe

Prinderit mezi presin te fillojnë programin për edukimin e tualetit për femijën e tyrë më zhvillim te vonshem dhe me te gjitha çrregullimet tjera duke përfshi dhe spektrin e Autizmit.

Për të filluar këtë proces duhet të jenë gati të dyja palët prinderit dhe femija.

I gjithë procesi duhet të kaloj nëper disa hapa:

1. Mosha: ky nuk është i vetmi faktor që duhet marrë në konsideratë, rekomandohet që të peotet deri në 2 vjeç per femijët me zhvillim normal. Për femijët me zhvillim te vonshem duhet pritur deri pas ditelindjes së tretë për të filluar këte proces.
2. Kontrolli i fshikëzës së uninës: fëmija juaj zbras plotësisht fshikëzën e urines kur urinon dhe qëndron i thatë për të pakten një orë ose një orë e gjysem gjatë ditës.
3. Menyra e defekimit e paparashikushmë: menyra e të dalures jashtë të fëmijes tuaj ndjek një model të rregullt e të paparashikushem.
4. Aftesit motore: femija juaj ka aftesi të shkojë e të vijë nga banjo si dhe mund të kapë objekte në dorë.
5. Sjellja: fëmija juaj mund të ulet mbi tualet ose oturak për dy ose pesë minuta. Gjatë kesaj kohe mund ti lejoni atij te shikoj liberin e preferuar ose te luajë me lodren që ai do.
6. Marrja e komandavë: femija juaj mund të ndjek komanda të thjeshta si psh, ulu etj.
7. Tregon shenja qe do të urinoj ose defekojë: nepermjët shprehjeve të fytyrës, menyrës së qendrimit, xhestevë ose fjalve tregon që do të urinojë ose defekojë.

Veprimet që prinderit duhen të marrin:

1. Se pari bejeni një orarë per tualetin e femijës se brenda sa minutave duhet te shkojë në banjo. Ditet e fëmijes tuaj duhen të jenë: zgjohuni, hiqeni panolinin e lagur të nates, shkoni ne banjo. Vishni të mbathura si nje djalë apo vajzë e rritur.
2. Çojëni fëmijen në banjo nëse ka nevojë për të urinuar apo defekuar. Referojuni te dhenave të orarit që e keni krijuar.
3. Bëni që ky proces të jetë i këndshem. Lejojeni fëmijen të lexoj librin e dashur apo të luajë më lodrën që do gjatë kohës që qëndron në tualet.
4. Perdorni një stimulues nesë fëmija po reagon mirë ( psh, çokollata, karamele ose një loder të re).
5. Stimulusin ndrronjani herë pas hetë. Në këtë menyrë ai memorizon veprimet që duhet të kryej sa herë që duhet perdorë tualetin