Edona Reshitaj vjen me koncert/recital “Zonjat e Kanges”

0
143

Me 26 Shkurt 2020, Edona Reshitaj do të prezantojë Koncert/Recitalin “Zonjat e Kanges”.

Ky koncert i dedikohet figurave me te spikatura femrore te muzikes shqipe mbarshqiptare te cilat kane dhene nje kontribute te jashtezakonshem ne muziken shqipe.

Permes ketij koncerti i cili do të shoqërohet me një repertuar të larmishëm te kengeve nga Zonjat e muzikes, me perpunime dhe aranzhmane te veçanta, do te gërshetohen me finesë tradicionalja në ritmet e muzikes jazz, duke  gërshetuar me finesë “të vjetrën” me “modernën” dhe duke shkrirë folklorin dhe tradicionalen në ritmet e Jazz-it. Kitara, Kontrabasi, Pijanoja, Bateritë,Trumpeta, Klarineti dhe Saxafoni, do të lundrojnë nëpër ujrat e pastërta të melosit tone.

“Zonjat e Kanges”, është projekt, ku qëllimi kryesor eshte:

Te nderoje Zonjat e Kanges, per gjithe punen, mundin, sakrificen dhe rolin e rendesishem qe kane pasur ne muziken shqipe, duke na lene nje trashegemi te çmuar kulturore.

Te jete nje dhurate e bukur pikerisht per diten e gruas, ate te 8 Marsit, duke potencuar  rolin e femres si grua, si nene, si artiste apo thene shkurt si nje qenje te jashtezakonshme njerezore.

Të inkuadrojë  të rinjët në njohjen e këtyre këngëve dhe nxitjen e dashurisë për to.

Të kontribuojë në perkrahjen e çasjeve të reja nga gjenerata e re e artistëve

Muzikantët nga Kosova dhe Shqiperia: Visar Kuci – Kitarë, Nesim Maxhuni – Bateri, Roni Gjura – Kontrabas, Ermal Rodi  Klarinetë/Saksofon Tenor, Fatjon Miftaraj – Piano, Art Lokaj- Kitare elektrike, Dukagjin Muhaxheri- Saksofon, Rajkard Bardhi- Trumpete

Mysafire speciale, aktoret e mirenjohura: Ilire Vinca, Rebeka Qena, Shengyl Ismaili, Semira Latifi, Qendresa Kajtazi, Edona Sopaj, Rabije Kryeziu, Kaltrine Zeneli dhe Daniela Markaj

Perpunimet e kengeve e beri Edona Reshitaj. Aranzhmanin e kengeve e beri Visar Kuçi. Perpunimin e zerave ne kor i beri Trimor Dhomi. Fotografite Arton Humolli, Dizajnin Besart Sllamniku. Kostumet Yllka Brada.

Ky koncert do të mbahet ne Teatrin Kombetar te Kosoves, ne Prishtinë, prej orës 20:00h dhe do të  transmetohet me 8 Mars në KTV, prej 20:00h.

Mbështetet nga: Komuna e Prishtines, Ministria e Kultures, RUGOVE, LACALUT, Teatri Kombetar, KTV