Edhe Universiteti i Prishtinës i bashkohet grevës

0
121

Grevës së punonjësve arsimor i është bashkuar edhe Universiteti i Prishtinës.

Përmes një komunikate për media, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” njofton se është thirrur takimi i Kolegjiumit të Dekanëve, ku është diskutuar çështja e grevës në arsim.

“Më këtë rast, UP-ja njofton studentët, personelin dhe gjithë opinionin, se mbështet grevën në institucionet arsimore. Si rrjedhojë, UP shtynë të gjitha aktivitetet akademike dhe administrative për një afat të pacaktuar, duke përfshirë këtu edhe mbajtjen e provimeve të afatit të janarit, në të gjitha njësitë akademike të Universitetit”, thuhet në njoftim, përcjell buletiniekonomik.

“Duke shpresuar që në një afat të shkurtër kohor do të arrihet zgjidhja e duhur për situatën e krijuar, informoni se deri në njoftimin e radhës, ky është qëndrimi zyrtar i Universitetit”, thuhet tutje në njoftim.