Edhe sot në Prishtinë festivali i kafesë dhe çajit

0
181

Cilësohet si një prej ngjarjeve më të rëndësishme shoqërore për kulturën e kafesë dhe çajit në Kosovë. Në këtë mot të ftohtë, mbledh të gjithë në një vend duke ofruar ngrohtësi. Është ky festivali I kafesë dhe çajit që organizohet çdo vit në Prishtinë.

Coffee and Tea Festival sivjet po shënon edicionin e katërt me radhë.

Adhuruesit e kafës dhe çajit patën mundësi që këtë javë të ndjejnë prej afër aroma të veçanta të çajit.

Me datën 3 dhe 4 sheshi “Zahir Pajaziti” ishte plot në kuadër të këtij organizimi. Festivali vazhdon edhe sot, që është dita fundit.

Trendet e fundit dhe brendet e reja që e dominojnë tregun vendor dhe ndërkombëtar të kafesë dhe çajit po ekspozohen në këtë festival nga kompanitë përfaqësuese që po marrin pjesë si ekspozues.

Në këtë edicion janë prezente afër 30 lloje të ndryshme të kafes dhe çajit.

Në kuadër të këtij festivali,  edicioni i sivjetmë i të cilit përfundon sot, ka edhe muzikë, live dhe me Dj të njohur./Oxygenpress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu