Me golin e tretë të Arbër Zenelit, ndeshja Kosova-Azerbejxhani është duke kryesuar kështu në ligën D, shkruan OxygenPress.info.
Në minutën e 61 të lojës, golin e tretë e shënoi Amin Rrahmani.
Ata i kanë dhënë fund vitit 2018 pa asnjë humbje dhe sonte e deklasuan Azerbajxhanin më rezultat të thellë 4-0. Në këtë fitore të Kosovës shkëlqyen të gjithë, por kryefjala e ndeshjes ishte Arbër Zeneli, me tri golla në minutën e 2-të, 50-të dhe 76-të.
Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin që mban emrin e legjendës “Fadil Vokrri”, në Prishtinë. /OxygenPress.info