Edhe një sportiste kosovare shënon sukses në botë

0
152

Melisa Zhdrella, sportistja kosovare e notit ka thyer rekordin shtetëror në disiplinën 50 metra bretkosë, në garat që po zhvillohen sot në Lojërat Olimpike për të rinj, në Buenos Aires 2018.

Dita e parë e garave të notit që po zhvillohen në Buenos Aires ARG (Lojrat Olimpike për të Rinjë), sportistja jonë Melisa Zhdrella është paraqitur në diciplinen 50m Bretkocë dhe arriti kohen 00.35.44, kohë që është edhe rekord i ri Shtetror, në renditjen e përgjithëshme notarja jonë është renditur e 35 nga 43 pjesëmarrese”, njofton kështu Federata e Notit të Kosovës.

Melisa Zhdrella do të paraqitet edhe të enjten në Amerikën Latine, me 11 tetor, në disiplinën 50 metra stil i lirë./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu