Edhe një shtet në SHBA miraton ligjin për ndalimin e abortit

0
31

Alabama është bërë shteti i fundit i Shteteve të Bashkuara që ka kufizuar abortin duke miratuar një projektligj për të nxjerrë jashtë ligjit procedurën në pothuajse të gjitha rastet.

Ligji përfshin ndalimin e abortit në rastet e përdhunimit ose incestit.

Mbështetësit thonë se presin që ligji të bllokohet në gjykatë, por shpresojnë se procesi i apelimit do ta sjellë atë në Gjykatën Supreme.

Ata duan që gjykata, e cila tani ka një shumicë konservatore, të përmbysë vendimin e vitit 1973 për legalizimin e abortit.

Senati 35-vendësh i Alabamës dominohet nga burra dhe asnjë nga katër senatoret nuk e mbështeti ndalimin që tani do të shkojë te guvernatori Kay Ivey.

Ajo ka thënë se ajo do ta nënshkruajë atë vetëm pasi ta ketë konsideruar mirë.

Gjashtëmbëdhjetë shtete të tjera po kërkojnë të vendosin kufizime të reja mbi abortin.

Më parë këtë vit, Gjykata e Lartë bllokoi zbatimin e kufizimeve të reja të abortit në Luiziana. Megjithatë, vendimi u mor me një diferencë të ngushtë dhe rasti do të shqyrtohet më vonë këtë vit.