Edhe një medalje për xhudistët tanë

0
49

Akil Gjakova është fitues i medaljes së argjendtë në turneun Grand Prix që po zhvillohet në Hagë.

Trajneri, Driton Kuka, vlerëson se Akilit i është bërë e padrejtë.  “Akili i argjendtë! Ashtu deshën dje me Distrinë kundër japonezes e ashtu deshi sot referi i Tagjikistanit ndaj teje! Për mua jeni të artë! Lufta kundër Rusit kolosale e Akilit!” – ka shkruar Kuka në profilin e tij në Facebook.

Akili  është mposhtur në finale në kategorinë -73, nga  xhudisti rus, Musa Mogushkov. Deri në finale ai shkëlqeu duke i mposhtu me IPPON rivalët e tij: Emmanuel Nartey nga Gana, Roy Schipper nga Holanda dhe Miklos Ungvari nga Hungaria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu