Edhe një hap më afër liberalizimit të vizave, Parlamenti Evropian i dha dritën e gjelbër

0
997

Me shumicë votash, Parlamenti Evropian, votoi për liberalizimin e vizave, rekomandim ky i Komitetit për Liritë qytetare, Drejtësi dhe Çështje të brendshme.

Tanja Fajon, raportuesja për vizat në Parlamentin Evropian, gjatë prezantimit të rekomandimit tha se qytetarët e Kosovës e meritojnë votën, pasi, sipas saj, institucionet e Kosovës i kanë përmbushur gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Pas këtij votimi të Parlamentit Evropian, konfirmohet mandati për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të BE-së, në mënyrë që Kosovës t’i liberalizohen vizat.

Bisedimet në emër të Parlamentit Evropian do t’i udhëheqë, Tanja Fajon, raportuese për vizat në Parlament.

Fillojnë takimet e grupit punues e vendimi përfundimtar varet nga shtetet anëtare veç e veç, ku në Këshillin e Ministrave votojnë përmes ministrave të Brendshëm.

Kjo mbetet sfida më e madhe për Kosovën, ngase ata vendosin me votat e shumicës të kualifikuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu