Edhe një çmim prestigjioz për Messin

0
46

Ylli argjentinas Lionel Messi e ka fituar edhe një çmim prestigjioz. Bëhet fjalë për trofeun “Pichichi”, që i jipet golashënuesit më të mirë në kampionatin spanjoll.

Me 34 gola në 36 ndeshje, ai është golashënuesi më i mirë në edicionin 2017/18, që njëherësh i mundësoi të fitonte edhe “Këpucën e Artë“.

“E pra, po i japin një tjetër çmim Leo Messit, i cili i bën nder të madh kampionatit tonë të futbollit. Askush nuk ka sjell në La Liga atë që ylli argjentinas ka bërë prej vitesh në stadiumet tona. Ndryshe nga të tjerët, ai duket se ka vendosur ta përfundojë karrierën e tij në Spanjë. Kjo e bën edhe më emblemë për La Ligan. Unë pothuajse nuk shoh ndonjë tjetër, që ka kontribuar aq shumë për kampionatin spanjoll. Po, me të vërtetë, tani që Cristiano Ronaldo u largua për në Seria A të Italisë, Messi merr më shumë rëndësi”, ka thënë Javier Tebas, president i LFP.

Messi është në rrugë të mirë që këtë çmim ta sigurojë edhe për edicionin aktual./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu