Edhe Maradona deklarohet për racizmin në Itali

0
47

Racizmi është temë aktuale gjatë ditëve të fundit në Evropë, e sidomos në Itali. Rasti i futbollistit të Napolit, Kalidou Koulibaly ka ngjallur reagime të shumta, pasi ndaj tij pati kore raciste në ndeshjen kundër Interit.

Por napolitanët janë përballur  edhe më herët me koret raciste ndaj tyre dhe këtë e vërteton një legjendë si Diego Maradona.

Ish-futbollisti argjentinas ka treguar se ai kishte përjetuar situata të ngjashme në kohën kur luante në atë kampionat. “Unë kam luajtur 7 vite me Napolin dhe gjithashtu kam dëgjuar kore raciste nga disa tifozëri. Më kujtohen ende parullat që hapeshin në stadiume e shkruanin ‘mirëserdhët në Itali’ dhe kjo ndodhur shumë herë”, kujton Maradona.

“Mirëpo, unë e ndjej veten edhe më shumë napolitan dhe sot dua t’i jem më afër Koulibalyt. Shpresoj që ky episod të jetë një pikë kthese për të eliminuar një herë e përgjithmonë racizmin nga futbolli”, ishte postimi Maradonës në rrjetet sociale rreth kësaj teme.

Përveç tij, në përkrahje të Koulibalyt kanë dalë edhe shumë emra të njohur të futbollit botëror, madje në Itali ka pasur edhe mendime se në raste të tilla duhet të ndërpritet ndeshja./OxygenPress.info