Edhe kryetari i Vushtrrisë lëshon urdhëresë për ndalimin e vrasjes apo keqtrajtimin e qeneve

0
51

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri me urdhëresë të veçantë ka ndaluar vrasjen, keqtrajtimin dhe organizimin e garave të kundërligjshme të kafshëve-qeneve

Kjo është urdhëresa e plotë e kryetarit të Komunës:

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë mbështetur në nenin 13 të Ligjin Nr.03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale (Gazeta Zyrtare 28, 04 qershor 2008), në nenin 8, 7 (i dhe j) të Ligjit Nr. 02/L-10 për Përkujdesjen ndaj Kafshëve (Gazeta Zyrtare 5, 01 tetor 2006 ) si dhe nenin 67 (g) të Statutit të Komunës, më 14 janar 2019, nxjerr këtë:

U R DH Ë R E S Ë

PËR NDALIMIN E VRASJES, KEQTRASJTIMIT DHE ORGANIZIMIN E GARAVE TË KUNDËRLIGJESHME TË KAFSHËVE – QENEVE

Ndalohet vrasja, keqtrajtimi, eksperimentimi i kafshëve pa licencë, operimi kirurgjik me qëllim të modifikimit të dukjes së kafshëve me të cilin largohet apo dëmtohet cila do pjesë e trupit, importimi dhe shitja e kafshëve agresive në kundërshtim me dispozitat e Ligjit, transportimi i kafshëve pa certifikatë, tregtimi i kafshëve në kundërshtim me dispozitat ligjore, organizimi i garave në të cilat testohet fuqia apo shpejtësia e kafshëve me ç‘rast kafsha mundë të pësoj dhimbje, lëndim apo ngordhje, përdorimi i substancave për kafshët që marrin pjesë në garë në kundërshtim me ligjin përkatës;
Obligohen, të gjithë poseduesit e kafshëve shtëpiake – qeneve, që të bëjnë vaksinimin e tyre dhe kastrimin në mënyrë të kontrolluar nga Veterineri.
Urdhëresa zbatohet në tërë territorin e Komunës së Vushtrrisë;
Subjektet të cilat bijën në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të ndëshkohen me gjobë duke filluar nga 100 deri në 5.000 Euro, mbështetur në nenin 17 të Ligjit për Përkujdesje ndaj Kafshëve;