“Edhe humanitetin në shtet ligjor s’mund ta bësh pa e ditur dhe kontrolluar shteti”

0
148

Nga Samire Ademi Lutolli

Unë skam pas nevoj me nxjerr asnjë pacient prej ordinancës e as nuk do ta nxirrja po të vinte nevoja e as me bërtit sepse të gjithë vinin brenda orarit dhe nëse orari mbaronte në 20.00 në 20.01 më duhej të shtypja kartelën për check out përndryshe më duhej të jepja llogari përse punoj jashtë orarit dhe në llogarinë digjitale të orëve të mia të punës ligjërisht do të duhej të më paguhej e për këtë duhej të kisha arsyetim të fortë në protokolin e pacientit përndryshe do të më quhej keqpërdorim i detyrës dhe do të ndëshkohesha me masë diciplinore. Për rastet që kam ndenjur më gjatë kam dhënë llogari të argumentuar dhe të arsyetuar se rasti ka qenë urgjent dhe i domosdoshëm në momentin e dhënë dhe çdo humbje kohe apo pasojë do të bartja përgjegjësi para ligjit.

Edhe humanitetin në shtet ligjor s’mund ta bësh pa e ditur dhe kontrolluar shteti. Përvoja ime në Sarajevë e Francë por kështu funksionon edhe në Austri, Gjermani e vendet e zhvilluara. E kam provuar vetë edhe si mjeke por edhe si paciente.

Pa qëllim të arsyetoj ose ta shtjelloj rastin me mjekun e Podujevës sepse ka shumë për të thënë.