Edhe Dr. Venera Berisha-Muharremi rezulton negative në testin e dytë për Covid

0
560

Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë në QKUK Dr. Venera Berisha-Muharremi, ka rezultuar negative në testin e dytë për Covid-19.

Lajmin e ka kumtuar vet doktoresha në një postim të saj në Facebook, ku ka treguar se është mirë me shëndet por do të qëndrojë e izoluar sipas rekomandimeve deri në rezultatin e testit të tretë.

“Meqë vajzat e mia dhe bashkëshorti rezultuan negativ me testin Covid-19 si dhe gjendja ime shëndetësore kurrë nuk ka qenë më e mirë se tani, u këshillova nga kolegët profesionistë të përsërisë testin! Sot u njoftova nga Klinika Infektive se në ri testim kam rezultuar NEGATIV me virusin Covid-19”.

“Për korrektësinë time me familjarët, personelin mjekësor dhe pacientët e mi të dashur dhe mijëra dashamirë që mē kanë thirr dhe shkruar për të më përkrahur në këtë sfidë, po ju informoj dhe do të qëndroi ne vetizolim deri sa ta marr rezultatin edhe per testimin e tretë”, ka shkruar Berisha-Muharremi.

Kujtojmë se edhe Dr. Shemsi Veseli kishte rezultuar pozitiv në testin e parë për Covid-19, ndërsa në testin e dytë i cili ishte bërë dje doli negativ.