Edhe Dogana e Kosovës shprehet e pakënaqur me pagat

0
81

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, përmes një komunikate për media shpreh shqetësimet që ka shkaktuar tek sindikalistët e Doganës, Draftligji i Pagave.

Sipas njoftimit për media, kjo Sindikatë thotë se ky Drafligj nuk po siguron një rregullim homogjen të çështjes së pagave në tërë sektorin publik dhe i njëjti ka shkaktuar pakënaqësi te punonjësit e Doganës, pasi që propozimet e Sindikatës nuk janë marrë parasysh dhe nuk janë përfshirë në këtë draft.

“Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës konsideron se janë shterrur të gjitha format tjera për realizmin e këtyre kërkesave, edhe përkundër njoftimeve paraprake situata mbetet e njëjtë. Tash e tutje SPDK do të kalojë në forma tjera të reagimit sindikal të paralajmëruara edhe medialisht ditë më parë”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës urgjentisht kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Komisionet Parlamentare dhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovësqëtë reflektojnë dhe ndërmarrin masa të menjëhershme për rritjen e koeficientit të pagesës në Draftligjin e Pagave për punëtorët e Doganës.

“Në të kundërtën veprimet sindikale të ndërmarra konformë dipozitave ligjore në vend, do të intensifikohen ditëve në vijim”, thuhet në njfotim , përcjell buletini ekonomik.

Aktualisht në grevë është sistemi arsimor në Kosovë, që ka hyrë në javën e tretë, derisa edhe shërbyesit civilë ka dy ditë që kanë nisur grevat një orëshe. Ka muaj që kirurgët refuzojnë të kryejnë shërbime pos rasteve emergjente, si dhe minatorët e Trepçës.