“ECJA PËR KASANDRËN” më 23 mars, bashku edhe ti

0
151

E gjitha historia filloi kur Kasandra u gjet e braktisur në mars të vitit 2013 diku në oborrin e një restauranti të mbyllur në fshatin Duhle të Therandës.

Kasandra është arsyeja e mobilizimit institucional për ndalimin e mbajtjes private të arinjve në robëri në territorin e Republikës së Kosovës.

Krijimi i një strehe për Kasandrën pasi që u shpëtua tani është strehë edhe për 18 arinj të tjerë vec Kasandrës, me ushqimin adekuat, hapësirën e nevojshme, dhe kujdesin permanent që ata të jetojnë të mbrojtur dhe të qetë.

“ECJA PER KASANDREN” është një ngjarje tashmë tradicionale në Pyllin e Arinjve Prishtina, duke mbledhur të gjithë miqtë e arinjve dhe dashamirët e kafshëve në përgjithësi për të shënuar lirinë e Kasandrës dhe përkrahjen e punës së ekipit në Pyllin e Arinjve Prishtina.

Kjo ecje do të fillojë më 23 mars, në ora 09:00 ku do të mblidhen tek Laura e Gërmisë për të vazhduar ecjen në shtegun malor që përfundon tek Pylli i Arinjve Prishtina, ku të gjithë mund ta vizitojmë Kasandrën si dhe të shohim ekspozitën me foto dhe video të Kasandrës “Si ishte dikur, dhe progresin që ajo ka arritur nën pëkujdesin tonë.”

Për të gjithë miqtë që do të bashkohen në këtë ngjarje do të keni mundësinë të bleni ndonjë suvenir me imazhet e kasandrës tek stenda e suvenireve, të ardhura që do të dedikohen për ushqimin dhe kujdesin ndaj Kasandrës dhe arinjve të tjerë.

Dhe aktivieti do përmbyllet me kafe dhe disa ushqime të përgatitura nga stafi në Pyllin e Arinjve Prishtina./OxygenPress.info