E rrallë, e pranon se paguhet më tepër seç duhet

0
219

Kylian Mbappe është futbollisti i dytë më i shtrenjtë në historinë e këtij sporti. Ai u transferua për 180 milionë euro nga Monaco te PSG, ndërsa për shumë më të madhe është transferuar vetëm Neymar nga Barcelona, po ashtu te PSG.

Megjithëse vetëm 19-vjeç, ai shprehet modest dhe deklaron hapur se shumat që jepen në futboll nuk janë të arsyeshme.

“Është vërtet e pahijshme për mua, që vij nga një familje mjaft modeste. Është e vërtetë se është e pahijshme, por tregu është i tillë. Bota e futbollit punon kështu. Unë nuk do ta revolucionarizoj futbollin i vetëm, jam në një sistem. Duhet të dini se si ta respektoni atë dhe realitetin, që nuk varet nga ju”, ka thënë sulmuesi francez.

Pas suksesit në Kupën e Botës me Francën, “L’Equipe” raportoi se Mbappe e kishte dhuruar të gjithë shpërblimin e tij të turneut, rreth 439 mijë euro, për “Premiers de Cordee”, një shoqatë bamirëse sportive, që punon për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe të shtruar në spital.

Mbappe është krahasuar me brazilianin e madh, Pele, pas rritjes së jashtëzakonshme gjatë tri viteve të fundit, në të cilët ka fituar katër trofe të mëdhenj në Francë dhe është bërë kampion botëror.

Megjithatë, sulmuesi këmbëngul se nuk po përpiqet të imitojë dike tjetër.

“Unë nuk dua të jem kopje e askujt tjetër. Ashtu si të mëdhenjtë, ju doni të krijoni vetë historinë tuaj dhe të mos jeni kopje e një tjetri. Mendoj se është e natyrshme të kesh vetëbesim të lartë, ndërsa në jetën e përditshme duhet të kesh atë përulësi, që është forcë e të mëdhenjve”, ka theksuar Mbappe./Oxygenpress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu