“E mban mend se dhimbja më e fortë që mund të ndieje ishte kur gërvishtje gjunjët”

0
40

Nga Marco Denevi

– Çfarë ka ndodhur?!
Që biberonët janë kthyer në cigare, ujët në alkool, biçikletat në vetura, puthjet në seks.
A të kujtohet se: “fluturim” do të thoshte të përkundeshe në shilarës me shpejtësi të madhe dhe “mbrojtje” do të thoshte të përdorje kaskë kur ecje me biçikletë?
Të kujtohet se më e keqja që mund të të vinte nga një tjetër qenë morrat?
A të kujtohet se: sa shumë i donim prindërit tanë, se supet e babait ishin vendi më i lartë i botës dhe se mamaja ishte e vetmja heroinë në botë?
A të kujtohet se “armiku” më i keq ishte vëllai yt dhe se problemet e shpejtësisë i shkaktonte ai që vraponte më shpejt?
Të kujtohet kur “lufta” ishte një lojë dhe e vetmja drogë që njihje ishte ilaçi që pije kundër kollës?
E mban mend se dhimbja më e fortë që mund të ndieje ishte kur gërvishtje gjunjët?
Po kur thoshim “mirupafshim nesër” dhe jo “adio”, a të kujtohet?
Gjithçka ishte aq e mirë në këtë botë dhe ne mezi prisnim të rriteshim.