“E gjallë në mesin e të vdekurve”

0
209

Nga Noa Nikolla

E gjalle ne mesin e te vdekurve
(Besarta Jashari)

E ulur n sofer shihte nanen
Sikur ndjente dicka te rane
Ajo buke qe po gatuhej
Qe kurr ska per tu ngrane
N kater anet dridhen muret
Flake e pluhur mbuloi shtepine
Per mbi femiet nana perkulet
Nder te parat ra viktime
I shef gjyshin, axhen baben
Si luftojne mos me u dorzu
E vogla shpise perjeton tmerrin
E lute zotin me i shpetu
Gjak e lote u mbush shtepia
Te pa levizsshem gjithe i pa
Si munde t ndihet, nket cast femia
Ku gjithe antaret ja kishin vra
E gjalle n mesin e te vdekurve
Ku rrahte vetem zemra e saje
E mbuluar me trupat e eterve
Per t shpetuar z guxonte te qaje
E strehuar nen trupa t vdekur
Cdo pike gjaku ajo e ndjente
Qohu nane se vec une kam mbetur
Por pergjigjien nuk e gjente
Ne syte e saj nese e shihni
Vleren, çmimin e kesaj lirie
Kur nga vetja, filloni te dilni
Kujtoni varret e kesaj shtepie