“E drejta jote për ankesë mbrohet me ligj”

0
71

Ligji në Kosovë parasheh disa forma se si konsumatorët e pakënaqur me faturat e ujit mund të ankohen. Konsumatorët e ujit të pijshëm, nëse fatura e tyre e ujit mendojnë se nuk është proporcionale me shfrytëzimin e ujit për atë muaj, fillimisht mund të ankohen te kompania e tyre regjionale / furnizuesi i tyre. Shumica e kompanive kanë në webfaqet e tyre formularët për ankesa ose ankesat mund të dorëzohen përmes emailave të tyre ose thirrjeve telefonike duke ofruar sa më shumë info të jetë e mundur.

Nëse ankesa nuk merret parasysh ose nuk zgjidhet, ata mund të ankohen drejtpërdrejtë te mbikqyrësi i furnizuesve me ujë – Autoriteti Rregullativ i Shërbimeve të Ujit (ARRU). Brenda ARRU-së funksionon Komisioni për Zgjidhjen e Ankesave të Konsumatorëve, i cili është themeluar në pajtim me nenin 5, të Rregullores Nr. 09/2019 për Zgjidhjen e Ankesave të Konsumatorëve. Procedurat për ankim janë relativisht të lehta prandaj, ushtroje të drejtën tënde.

E drejta jote për ankesë mbrohet me ligj –> Shfrytëzoje!
#qelisyte