E dhimbshme – nëna që ia vranë të gjithë burrat e shtëpisë ka një kërkesë për krerët e shtetit

0
311

Luljeta Sharanit gjatë luftës së fundit në Kosovë ia rrëmbyen burrin, dy djemtë dhe tre kunetërit.

Ajo thotë se institucionet nuk po bëjnë asgjë për të vrarët gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në emisionin Oxygen ajo tha se politikanët e Kosovës asnjëherë nuk kanë ditur që të sillen me armikun. Përmendi se si, që 20 vjet, krerët e institucioneve nuk kanë bërë as edhe një kërkesë apo nuk kanë vendosur ndonjë kusht, siç kanë bërë serbët deri tani.

Flet për taksën dhe kërkon nga politikanët që të kërkojnë nga Serbia të dorëzojnë dosjet e të vrarëve dhe të zhdukurve, t’i vendosin para drejtësisë kriminelët e edhe të kërkohet kompensimi i dëmeve të luftës.

Ajo thotë se në ekipin negociator duhet të jetë një nënë si përfaqësuese e të vrarërve dhe të zhdukurve. Beson se më së miri do tregohej dhimbja që kanë përjetuar dhe po e përjetojnë gjithë nënat në Kosovë.

Ajo me vite të tëra nuk dinte asgjë për më të dashurit e saj, e teksa iu kthyen trupat e tyre me radhë, djemtë ishin të fundit, pas 8 vjet të përfundimit të luftës, trupat e të cilëve ia kthyen. Thotë se me pensionet e tyre po i diskriminojnë, i kanë lënë anash.

Shpjegon se gjithë ato vite pritje ishin ankth për të, akth ky që vazhdon për shumë nëna në Kosovë, raporton oxygenpress.info