Dystonia, kur muskujt lëvizin pa vetëdije. Shkaqet, simptomat dhe trajtimi

0
183

Me përkufizimin “Dystoni” i referohemi një shqetësimi motorik të karakterizuar nga supozimi i detyruar i një pozicioni jonormal, që i atribuohet pranisë së kontraksioneve të zgjatura dhe të pavullnetshme të muskujve që përfshijnë zona të ndryshme anatomike.

Pacienti i prekur nga Dystonia do të jetë kështu i detyruar të bëjë lëvizje të pavullnetshme (si rrotullimi i bustit, kyçeve apo pjesë të tjera të trupit) që shtrembërojnë pozicionin natyral të strukturave të trupit.

SHKAQET
Dystonia mund ti atribuohet kushteve të ndryshme klinike, jo gjithmonë patologjike; mekanizmat biokimike në bazë të kësaj anomalie në fakt, janë ende objekt studimi dhe nuk shfaqen të gjitha, por shqetësimi dyshohet se lidhet me një hiperaktivitet që përfshin zona të ndryshme të trupit ku është dhe origjina e spazmave karakteristike të sëmundjes.

Në pjesën më të madhe të rasteve, megjithatë, Dystonia mund të shkaktohet nga:
Ndryshime gjenetike (Dystonia primare)
Marrja e ilaçeve apo sëmundje të tjera (Dystonia sekondare)

Klasifikimi

Në bazë të zonave anatomike të përfshira kemi disa lloje Dystoie:
Dystonia fokale: përfshin një pjesë të vetme të trupit;
Dystonia segmentale: përfshin dy apo më shumë zona të trupit, të vendosura njëra pas tjetrës;
Dystonia multifokale: përfshin dy apo më shumë zona të trupit, jo të vendosura njëra përkrah tjetrës;
Dystonia e gjeneralizuar: përfshin trungun e të paktën dy pjeë të tjera të trupit.

DIAGNOZA
Diagnoza për dystoninë është klinike dhe bazohet fillimisht në vlerësimin e simptomave në grupet e muskujve që përfshihen.

Më pas, në bazë të asaj që del nga vizita mjekësore, mund të jenë të nevojshme analiza shtesë për të vendosur me qartësi shkakun në bazë të dystonisë, si:
Analiza laboratorike të urinës, gjakut, vlerësimit të lëngut cerebrospinal;

Ndërkohë gjithashtu nevojiten dhe grafitë e strukturës anatomike të zonës së prekur: Rezonanca Magnetike Cerebrale, tomografia e kompjuterizuar dhe elektromiografia.

TRAJTIMI
Trajtimi i dystonisë është specifik dhe varet nga ashpërsia e sëmundjes dhe kuadri klinik; ndërhyrjet terapeutike përfshijnë:

Trajtimi i shkakut në bazë të sëmundjes: në rastin kur dystonia është si pasojë e përdorimit të ilaçeve (për shembull ato antipsikotike), simptomat zvogëlohen duke marrë difenhidraminë dhe duke ndaluar marrjen e ilaçeve antipsikotike.
Zvogëlimi i simptomave: Në formën e gjeneralizuar të sëmundjes preferohet marrja e ilaçeve antikolinergjikë (triheksifenidil, benztropinë) të cilat veprojnë duke zvogëluar transmetimin jonormal të nervit, i cili është baza për fillimin e spazmave të pavullnetshme të muskujve.

Nëse simptomat nuk zvogëlohen me ilaçe, mund të vijohet men jë nxitje të thellë cerebrale, një procedurë përmes përdorimit të elektrodave të vogla të vendosura në mënyrë kirurgjikale në disa zona të trurit, dhe vepron duke ndihmuar në modulimin elektrik të transmetimit jonormal të nervit.

Toksina botulinum mund të përdoret kur dystonia përfshin më shumë zona të trupit, për të zvogëluar hiperaktivitetin muskular, duke paralizuar strukturat e përfshira muskulare.

Fizioterapia mund të udhëzohet në procesin e rehabilitimit të pacientit të prekur nga dystonia, veçanërisht në rastet kur ka pasur efekte trajtimi me bazë toksinën botulinum./