Dyfishohet numri i aeroporteve në Kinë

Kina parashikon thuajse një dyfishim të numrit të aeroporteve deri në 2035, datë në të cilën ajo do të shndërrohet në tregun e parë botëror të transportit ajror përpara SHBA-së, njoftoi sot media kombëtare.

‘’Kina do të ndërtojë 216 përveç 234 aeroporteve ekzistuese’’, sqaroi e përditshmja ‘’China Daily’’ në gjuhën angleze, duke cituar Administratën e Aviacionit Civil.

Sipas së njëjtit burim, në 2035 kërkesa për transportin e pasagjerëve në Kinë do të përfaqësojë një të katërtën e numrit të përgjithshëm në rang botëror, një shifër më e lartë se ajo e SHBA-së.

Vitin e kaluar, aeroportet kineze regjistruan 552 milionë udhëtarë, numër që pritet të arrijë në 720 milionë deri në 2020 dhe kjo rritje e bën urgjente zhvillimin e infrastrukturave të reja./Atsh/OxygenPress.info