Dybala tregon gjëra interesante në karrierën e tij

0
118

Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala vlerësohet ndër futbollistët më të dashur për tifozët e Juventusit, madje edhe pas transferimit të Cristiano Ronaldos.

Së fundi, Dybala ka qenë i pranishëm në një event të organizuar nga Adidas, me ç’rast ka folur për disa gjëra interesante në karrierën e tij, duke filluar nga mënyra se si i feston golat.

“Maska nuk është shumë një festim për golin, por një mesazh”, ka thënë argjentinasi. “Është një maskë ideale, si ato që mbanin gladiatorët kur luftonin. Ideja e këtij festimi ka lindur pas humbjes së pësuar në Superkupën e Italisë të luajtur në Doha kundër Milanit”, ka shtuar Dybala.

Më pas ai ka treguar edhe për golin më të bukur që e ka shënuar ndonjëherë. “Ai që shënova sezonin e kaluar kundër Lazios. Më dha një gëzim të madh duke parë si po shkonte ndeshja”, ka vazhduar “Joya”, i cili më pas ka folur edhe për zgjedhjen e numrit të fanellës pas transferimit tek Juventus.

“Kalova tek Juventus tre vite më parë dhe zgjodha fanellën me numrin 21, sepse aq vjeç isha në atë kohë. Më pas klubi më kërkoi të merrja 10-ën dhe nuk ka qenë një vendim i lehtë, sepse e dija se kritikat do të shtoheshin. Gjithsesi, e pranova sfidën. Ndihem me fat që jam pjesë e një klubi të madh”, ka shtuar Dybala.

Përkundër konkurrencës së madhe në sulmin e Juventusit, ai shprehet i kënaqur te kampioni italian, ndërkohë që skuadra të mëdha evropiane vazhdimisht interesohen për shërbimet e tij./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu