Dy vjet burg për ish-burrin e të ndjerës Antigona Morinës

0
39

Të enjten, Gjykata Themelore e Gjakovës  e ka dënuar me dy vjet burgim Hilmi Zenën,  ish-bashkëshortin e të ndjerës Antigona Morina, shkruan OxygenPress.

Me vendimin e Gjykatës, familjarë të së ndjerës Morina, janë shprehur të pakënaqur.

Hilmi Zena, ish-bashkëshorti i Antigona Morinës, akuzohej se ka kryer veprën penale. E ndjera kishte vdekur 7 vjet më parë për shkak të hemorragjisë së vazhdueshme, tri ditë pas martesës. Atëkohë bashkëshorti i saj, Hilmi Zena, përpos që nuk i kishte ofruar ndihmë mjekësore, dhe pavarësisht gjendjes së rënduar, ai kishte vazhduar marrëdhëniet seksuale me të, siç është konstatuar nga ekspertiza mjekësore. /OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu