Dy të vdekur nga koronavirusi në Kosovë brenda 24 orësh

0
169

Kanë vdekur edhe dy persona nga Covid-19 në Kosovë.

Nga Klinika Infektive, kanë bërë të ditur se dje, më 1 korrik ka vdekur pacienti F.G i moshës 71-vjeçare nga Prishtina, me diagnozën Covid-19 dhe sëmundje tjera shoqëruese, dhe sot më 2 korrik në mëngjes vdiq pacienti F.M i moshës 83-vjeçare nga Mitrovica, po ashtu me sëmundje tjera shoqëruese.

Infektiva njofton se të hospitalizuar sot gjenden 114 raste pozitive.

Deri tani në Kosovë janë 54 të vdekur që kanë qenë të infektuar./ oxygenpress.info