Dy shqiptarë që shpëtuan një person në Austri, bëhen lajm gjithandej

0
41

Ngjarje dramatike kishte ndodhur të dielën e kaluar në pishinën e brendshme”Aqua Nova” në Wiener Neustadt.

Shpëtimtarët, në këtë rast dolën të jenë  dy vëllezërit nga Gjakova, Leutrim dhe Ideal Kaburja, të cilët kishin shkuar në pishinë të ushtronin not, transmeton OxygenPress.

Ideali 20 vjeçar, ishte në para përgatitje për provimin që kishte më 29 nëntor në Polici, ku në të njëjtën kohë ai është  edhe ushtar. Ai në ushtri ndihmon njerëzit e sëmurë.

Gjersa Ideali ndodhej në anën tjetër të pishinës, ai dëgjon zërin e vëllaut, teksa bërtiste. Kjo ngase kishte parë një person trupi i të cilit ishte  mbi ujë, e kokën poshtë.

Ideali në atë rast pa hezituar praktikoi ndihmat që i kishte mësuar në ushtri, ku më pas në vendin e ngjarjes kishte arritur edhe ndihma e shpejtë . Ku djaloshi u dërgua në Spital, WR. Neusadt.

Më vonë, vëllezërit nga Kosova kanë reaguar ndaj shpëtimtarit  ku sipas tyre nuk ka qenë i vëmendshëm në punë./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu