Dy pacientë shërohen nga coronavirusi në Shqipëri

0
80

Në Shqipëri, përkundër që është duke rritur numri i të prekurve nga Covid-19, kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm pozitiv.

Ai, përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se dy persona janë kuruar nga coronavirusi.

“Testi i dytë konfirmon negativ kontaktin e parë të pacientit zero. Del negativ edhe një pacient tjetër. Mirënjohje me përulësinë mjekëve të spitalit infektiv”, shkruan Rama në Facebook, njofton Telegrafi.

Deri me tani ka shkuar në 70 numri i të prekurve nga covid 19 në Shqipëri. Ndërkaq janë shënuar dy raste humbje jete.