“Dy njerëz mund të duhen në kohë të ndryshme, pa u parë me sy, pa u prekur kurrë”

0
432

Nga Timo Flloko

Çudi, si mund të të kem dashur,
Kur kësaj jete s’u pamë kurrë me sy?
Si mund të ndodhë e pandodhshmja,
Ç’mister qiellor fsheh një dashuri?
A mos vallë si shpirtra u takuam,
Në trupa të tjerë, nëpër fantazi,
Kohësh të hershme u pamë pa u prekur
Dhe shpirtërat endacakë ranë në dashuri?
Në botën ku jetojmë ekziston një kufi,
Sa herë jeta, vdekja përzihen në gjumë,
Ëndërr ngjet të jetë e vërteta,
E vërteta trill, asgjë më shumë.
Koha iluzion, thotë metafizika,
Teori e kuanteve që s’e perceptoja dikur,
Dy njerëz mund të duhen në kohë të ndryshme,
Pa u parë me sy, pa u prekur kurrë.

*Titulli i origjinalit: “Kuantika e dashurisë”