Dy dinozaurë në ankand, asnjë blerës

0
306

Dy dinozaurë, një allosaurus dhe një camptosaurus nuk gjetën blerës gjatë ankandit që u mbajt dje në Paris. Çmimet e përcaktuara nga shitësi nuk u arritën.

Të reklamuara për shitje dhe të vlerësuara secili midis vlerës 500 000 dhe 800 000 euro, këta dy gjigantë të epokës Jurasike (148 deri në 154 milionë vite më parë) u zbuluan në shtetin Wyoming (SHBA). Ato u nxorën në shitje nga një koleksionist europian tek shtëpia e ankandeve ”Artcurial’’.

Me një ofertë të fundit prej 580 000 euro për allosaurus, skeleti i së cilit është 55 % i kompletuar, nuk u arrit 600 000 euro e vlerës bazë dhe çmimit të caktuar më parë nga shitësi, shkruan Atsh.

Barngrënësi camptosaurus me një skelet 90 % të kompletuar mori një ofertë prej 480 000 euro. Çmimi rezervë ishte caktuar në 500 000 euro./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu