Dumoshi: Gjysmë milioni euro për mundësi të punës praktike për 400 të rinj

0
88

Nga Vlora Dumoshi, ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Republikën e Kosovës

Sot bashkë me Përfaqësuesen e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Maria Suokko, nënshkruam marrëveshjen e financimit mes MKRS-së dhe UNDP-së për zbatimin e projektit Programet Aktive të Tregut të Punës 2, konkretisht programit të subvencionimit të pagës në Kosovës.

Përmes këtij programi MKRS-ja ka kontribuuar me fondin prej gjysmë milioni euro i cili do të zbatohet në bashkëpunim me MPMS-në, nëpërmjet Agjencisë së Punësimit.

Marrëveshja bën të mundur rritjen e efikasitetit të programeve aktive të tregut të punës andaj si ministri me shumë vullnet jemi përfshirë për të dhënë kontribut për mbështetjen e qytetarëve të Kosovës, me theks për të rinjtë, artistët dhe sportistët.