DUART

Ato shpesh herë janë “pasqyrë e shpirtit”, jo më kot disa përpiqen “ti lexojnë”. Sapo i japim dorën dikujt kuptojmë diçka për të, për ato që ka bërë së fundi.

Dora është gjymtyra që ze pjesën më të madhe të “homunculus inversus” në tru, aty ku projektohet ndjeshmëria.

Me duart ngushëllojmë, takojmë, përshëndetemi, prekim, shkruajmë, pikturojmë. Duart janë pasqyrë e punës tonë, por edhe e ligësisë tonë. Përmes duarve marrim rrushfetin, shkrepim këmbëzën, godasim.

Duart janë pjesë e rëndësishme e gjuhës trupore.

Por asnjë dorë nuk të bën më shumë përshtypje se një dorë që ka punuar tokën, se ajo që ka fshirë djersën e ballit, që ka fshirë lotin, se ajo që të jep mbështejen atëhere kur ke më shumë nevojë.

Ato nuk do të ishin asgjë pa trurin dhe pa shpirtin tonë, aty marrin jetë dhe forcë, ndjeshmëri dhe mirësi./ Dr. Gentian Çala – Psikiatër