“Duajini tuj e ditë se nevojë nuk kanë: vetvetës dinë m`i mjaftue”

0
112

Alda Merini

Ka gra…
Pastaj ka Gra Gra…
Ato nuk duhesh me provu m`i kuptu,
kish` me kanë një betejë e humbun n`fillesë.
Duhesh m`i pranue, qaq.
Duhet m`i marr e puthë, mos me iu dhanë kohë, kohën me u mendue.
Me i pushtue duhesh n`përqafim
që dahun ua ndal e frikën që din me t`rrëxue një herë të vetme,
veç një herë, pa zà, zà t`fikun. Sepse marrohen prej dobësive t`veta e,
pasi i kanë pëshpëritë para nesh vuajnë – në nji agoni
të ngadal`t e t`pa fjalë – me mendimin se, tuj zbulue fytyrë, tuj
kallxue femsinë e
tuj u shfaqë në nevojë për një çast të mos marres,
kanë me pa shpatullat tua të kthyme e hapat tu
n`largim.
Prandaj, afroni dhe duajini, ato. Duajini të veshuna, se
zdeshun tana janë të mira.
Duajini t`pa mbrojtuna e t`pa makiazh qysh janë, se nuk e din kurr
kur sytë e një gruaje kanë me gjetë mburojen mas velos së një pudre.
Duajini kur janë të përgjumuna, t`plagosuna e gjumi i këputë.
Duajini tuj e ditë se nevojë nuk kanë: vetvetës dinë m`i mjaftue.
E bash për këtë, dijnë me të dasht ty qysh asnja tjetër ka ditë ma parë.

Perkthye e pershtate v.b.