“Duaje gruan tënde sepse je një burrë, jo një mashkull”

0
345

Duaje, jo sepse është gruaja jote, por sepse e zgjodhe ti.
Duaje, edhe pse shpesh do ta doje ndryshe.
Duaje kur ka dhimbje koke.
Duaje kur bërtet.
Duaje kur rri e heshtur dhe qan në fshehtësi.
Duaje kur është e lodhur.
Duaje kur është e gëzuar dhe këndon këngët që ty nuk të pëlqejnë.
Duaje kur të josh.
Duaje kur rri në divan me xhup dhe me çorape.
Duaje kur të ikën.
Duaje dhe mos e thirr “nënë”.
Është nëna e fëmijëve të tu, jo e jotja.
Duaje kur është e lumtur.
Duaje kur është e dëshpëruar dhe sheh rrudhat dhe flokët e çrregullt.
Duaje kur ziheni.
Duaje kur fle dhe ti e sheh pa e prekur.
Duaje gjithmonë.
Duaje kur përplas derën dhe ikën, për të shumtën grindje.
Duaje çdo ditë.
Duaje pa rezerva, pa limit, pa frikë.
Duaje me besim.
Duaje.
Ngacmoje, edhe pse tashmë jeni bashkë prej një jete.
Bëje të ndihet e veçantë dhe e jotja.
Mos u turpëro ta duash, ta mbështesësh, ta ndihmosh në detyrime
dhe në lodhjen e të jetuarit.
Ftoje për darkë, në kinema, ose në një koncert.
Bli një biletë për një spektakël që asaj i pëlqen dhe çoje ta shohë.
Surprizoje, dhe ajo do të të surprizojë.
Duaje sepse je një burrë, jo një mashkull.@Gratë