“dua t’iu kërkoj falje të gjitha grave që i kam quajtur të bukura”

0
420

Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis organizon mbrëmjen e poezisë “Poezi për Fuqi – çdo ditë është 8 mars”, me datë 05.03.2020, në Menza Ramiz Sadiku, në Prishtinë prej orës 20:00.

Aktivist/e, artist/e e të gjithë adhurueset/it e fjalës së shkruar, janë të ftuar për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Grave që nën tingujt e muzikës të lexojmë dhe t’ia dedikojmë grave vargjet më të bukura fuqizuese të poeteve dhe poetëve të shquar.

Performuesit në këtë mbrëmje janë poetet/ët, aktivistet/ët, artistet/ët: Melihate Qena, Sibel HalimiShpetim SelmaniQendresa Kajtazi, Daniela Markaj, Arbër Selmani, Ardiana Rexhepi, Edis Galushi. Ndërkaq mbrëmjen do ta mrekullojë bendi muzikor me popullaritet në vend dhe jashtë vendit “Don’t Listen To Your Neighbors”.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jetë edhe vetë publiku, ku do të mund të inkuadrohen me poezitë e tyre të preferuara.