Dua Lipa vë emrin e Kosovës në sheshin e New York

Sukseset e shqiptarëve në botë nuk kanë të ndalur. Këtë po e dëshmojnë në shkencë, art, sport, e kudo tjetër. E si mund të mos përmendet edhe këngëtarja tash me famë botërore,  Dua Lipa.

Ajo ka vënë emrin e Kosovës në sheshin më të njohur në botë, “Times Square” në New York.

Falë suksesit të saj të jashtëzakonshëm më 2018,  Lipa është e nominuar në kategorinë për Artisten më të mirë të re dhe Vallëzimin më të mirë, në “Grammy”.

“Artistja më e mirë e re 2019. Nga Kosova në Britani të Madhe, drejt nominimit për artisten më të mirë të re. Dua Lipa”, shkruhet në reklamat e hapësirës më të njohur në botë. /OxygenPress.info